Kreu i PD, Sali Berisha, komentoi rastin e Daniel Shimës, ish-zv.drejtor i AKSHI, i cili u zhduk për disa orë pas një mesazhi ku paralajmëronte arrestimin. Berisha tha se Shima është ndaluar dhe keqtrajtuar nga persona me precedent penal dhe është kërcënuar nga Edi Rama.
“Danjeli u torturua për katër orë me shkopinj bejsbolli dhe u bë gati i vdekur. Ky variant nuk ka asnjë kundërshtim, sepse Rama e ka kërcënuar dhe prokuroria nuk reagon.”
Sipas tij, Shima është marrë forcërisht dhe transportuar nga Surreli në Elbasan, ndërsa po ashtu u përmendën lidhjet e Edi Ramës dhe familjes së tij me sipërmarrjen private të AKSHI.
“Kush tjetër zyrtar i lartë është kërcënuar personalisht nga Rama? Shima është ndër të paktët.”