-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mevlan Shanaj i jep lamtumirën Dhimitër Anagnostit: Nuk ka më ekran si ai

Kryesoret

Aktori dhe regjisori Mevlan Shanaj ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ikonës së kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.

Në një postim në rrjetet sociale, Shanaj e cilëson Anagnostin si “maja e arritjeve artistike të ekranit shqiptar” dhe “mjeshtër i ndërtimit të karaktereve shqiptare”.

Ai shprehet se kinemaja shqiptare ka humbur një figurë të pazëvendësueshme, duke e përshkruar Anagnostin si një artist të rrallë, që i ka lënë brezave një trashëgimi të pasur kulturore.

Në fund, Shanaj shpreh ngushëllimet për familjen, duke theksuar se Shqipëria sot është më e varfër pa të.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit