-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bastisje në veri të Kosovës

Kryesoret

Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë e Policisë Kufitare rreth orës 12:00 ka nisur bastisje në një në zonën e Leposaviçit, ku dyshohej se shiteshin artikuj të ndryshëm me përmbajtje të ndaluar.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani. Ai tha se në lokal janë gjetur pije, bluza, elektroshokë, materiale me logo e mbishkrime të ndjeshme, për të cilat dyshohet se përbëjnë shkelje ligjore.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë Njësiti i Hetimeve Rajonale, me asistim të Doganës, dhe për shkak të mbishkrimeve të dyshuara është njoftuar edhe Prokuroria Speciale,” ka deklaruar Elshani.

Ai konfirmoi se deri tani nuk ka persona të arrestuar, ndërsa bastisja është ende në zhvillim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit