Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka deklaruar se po pret konstituimin e Kuvendit të ri dhe strukturimin e komisioneve parlamentare. Bashkimi Evropian kërkon konsensus ndërpartiak për integrimin.
“Në këtë drejtim, presim me padurim hapat konstituivë të parlamentit të ri, si dhe presim që integrimi në BE të mbetet një përparësi ndërpartiake për ligjvënësit në legjislaturën e re parlamentare. Për të qenë i suksseshëm, anëtarësimi ka nevojë për konsensus ndërpartiak”, tha BE.
Gjithashtu BE deklaron se pret nga Parlamenti vijimin e reformave kyçe, duke konsoliduar progresin e arritur deri më tani.
“Parlamenti i Shqipërisë është një institucion kyç për çuarjen përpara të agjendës së reformave që lidhen me BE-në dhe konsolidimin e progresit të arritur deri tani në kontekstin e procesit të anëtarësimit.”, deklaron BE.