Komisioni Evropian ka njoftuar sot që ka nisur një paketë ndihme humanitare me vlerë 1 milion euro dhe 130 ton materiale të nevojshme për të ndihmuar Afganistanin pas tërmetit shkatërrues me më shumë se 1 100 viktima.
Gjithashtu janë plagosur mbi 3000 dhe më shumë se 8000 banesa janë shkatërruar. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Eva Hrnčířová, deklaroi se ndihma e BE-së për Afganistanin është tashmë në rrugë.
“Reaguam menjëherë pas lajmeve tragjike për tërmetin. Dy fluturime me ndihmë humanitare nga BE-ja pritet të mbërrijnë në Kabul brenda javës, duke transportuar 130 ton pajisje jetike si: çadra, medikamente, ujë, rroba dhe artikuj higjienikë,” theksoi ajo.