Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një postim në rrjetin social Facebook ka publikuar një mesazh shqetësues nga një qytetar i zonës së Komunës së Parisit, ku mungesa e ujit ka zgjatur mbi 24 orë.
Berisha shprehet se cinizmi i pushtetit lokal ka arritur kulmin, ndërsa banorët e Tiranës vuajnë për ujin e pijshëm.
Postimi i plotë:
‘Udhëheqësit’ e bashkisë në pishina, banorët nuk lajnë dot duart.
Dënoj me forcë cinizmin e punonjësve të ujësjellesit!
📩Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
Mirëmbrëma doktor. U bene 24 ore te Komuna e Parisit qe nuk ka uje. Nje difekt i konstatuar nga banoret, per ndermarjen e ujesjellesit, eshte thjesht nje çarje tubi. Sot e verifikuan, neser do bejne foto, e nuk fillojne riparimin. 5000 mjie punonjes e nuk sjellin asnje per te rregulluar defektin. “Udhëheqsit” e bashkisë kanë pishina… e banorët nuk lajnë dot duart qe dje në darkë. Askush nuk reagon nga ujesjellsi. Presin diten se natën kanë ahengje. Të lutem bëje publike.









