-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndeshja Egnatia-Elbasani, Sektori i Arbitrimit në FSHF sqaron polemikat

Kryesoret

Egnatia dhe Elbasani barazuan 1-1 në takimin e tyre. Shkak u bë një gol i anuluar në fund për verdheblutë, pas një penalltie të pritur fillimisht nga Dajsinani.

Sektori i Arbitrimit në FSHF, ka reaguar në lidhje me rastin dhe ka sqaruar për ndeshjen.

REAGIMI:
Sektori i Arbitrimit në FSHF dëshiron të sqarojë episodin e minutës 90+9′ në ndeshjen Egnatia – AF Elbasani, të zhvilluar më 30 gusht 2025, të vlefshme për javën e dytë të Abissnet Superiore.

Sipas formulimit aktual, rregulli i 14-të – Goditja e penalltisë:

• Një shok i skuadrës së lojtarit që ekzekuton goditjen e penalltisë (sulmues) ndëshkohet për shkelje vetëm nëse:

  • shkelja ndikoi qartazi te portieri; ose

  • lojtari shkelës luan topin ose sfidon një kundërshtar për topin dhe më pas shënon, tenton të shënojë ose krijon një mundësi për të shënuar.

• Një shok ekipi i portierit (mbrojtës) ndëshkohet për shkelje vetëm nëse:

  • shkelja ka ndikuar qartazi te goditësi; ose

  • lojtari shkelës luan topin ose sfidon një kundërshtar për topin dhe kjo i pengon kundërshtarët të shënojnë, të tentojnë të shënojnë ose të krijojnë një mundësi.

Në rastin konkret, lojtari mbrojtës hyri në zonë përpara goditjes së topit, por nuk pengoi golin, ndaj nuk konsiderohet shkelje. Ndërkohë, lojtari sulmues, i cili gjithashtu hyri në zonë përpara goditjes së topit, e sulmoi atë dhe shënoi gol. Në bazë të rregullave të mësipërme, shkelja e shkaktuar nga lojtari sulmues bën që goli të anulohet dhe loja të rifillojë me goditje të lirë indirekte.

Rifillimi i lojës kur shkelja kryhet nga lojtarët sulmues:

Nëse nuk shënohet gol dhe më pas ka ndikim nga sulmuesi, arbitri rifillon lojën me goditje të lirë indirekte.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit