Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një darkë pune me gjeneralmajor Enrico Barduani, komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), në prag të përfundimit të mandatit të tij.
Ajo falënderoi KFOR-in për përkushtimin në ruajtjen e paqes dhe sigurisë dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve vendore dhe këtij misioni për stabilitetin në vend dhe rajon.
“Bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe KFOR-it mbetet vendimtar për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe ruajtjen e paqes,” tha Osmani.