Arrestohet në Malin e Zi 31-vjeçari Magiljan Deda, i kërkuar ndërkombëtarisht për kultivim të bimëve narkotike në Lezhë.
Ai u kap falë bashkëpunimit mes Policisë së Shqipërisë dhe atyre të Malit të Zi në kuadër të operacionit “The Wanted”.
M. D. dyshohet se ka kultivuar 1640 bimë narkotike në bashkëpunim me një tjetër person gjatë operacionit “Vakumi”.
Aktualisht po finalizohen procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.
/5pyetjet.al









