-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dritan Goxhaj: Dështimi ushtarak i doktrinave dhe taktikave të NATO-s në Gaza

Kryesoret

Vetëm 10 ditë para operacionit ushtarak të Hamasit në territoret e pushtuara Palestineze, kreu i komitetit ushtarak të NATO-s Robert Bauer bëri një vizitë dy ditore në Izrael më 27 shtator 2023, vizitë gjatë së cilës u diskutua për bashkpunimin e më tutjeshëm ndërmjet Ushtrisë Pushtuese Izraelitë dhe NATO-s në fusha të sigurisë dhe inovacionit teknologjik.

Pas sulmit izraelit në Gaza, NATO ka shprehur vazhdimisht mbështetjen e saj të qartë ndaj Izraelit dhe ka heshtur totalisht për genocidin dhe masakrat e shtetit zionisto –nazist të Izraelit dhe ushtrisë së tij pushtuese ndaj popullsisë civile në Gaza.

Forcat Pushtuese Izraelite (FPI) që prezantohen si Forcat Mbrojtëse Izraelite ndërmorën sulmin në Gaza bazuar mbi konceptet  doktrinale ushtarake të NATO-s, duke përfshirë në sulmin e tyre brigada të blinduara të paisura me sisteme brojtjeje aktive, helikopterë mbështetje dhe helikopterë sulmues luftarak, artileri me rreze të shkurtër e të mesme veprime të cilën e bënë me anë të zjarrit të integruar.

Në letër ky plan i marrë nga doktrinat luftarake të NATO-s ishte perfekt, por në realitet, në terren ky plan dështoi i gjithi.

Pamvarësisht avantazhit teknologjik që Ushtria Pushtuese Izraelite kishte dhe ka ndaj Hamasit, në fakt gjatë kësaj fushate genocidiale izraelitët e gjeten veten në një luftë të ngadaltë dhe shkatërruese.

Sulmi në Gaza që prej tetorit të 2023 ka përcaktuar tashmë konceptin modern të luftës urbane, dhe kjo për faktin se rrëzoi përfundimisht idenë që ekzistonte dhe akoma edhe ekziston në ushtritë e NATO-s, se sa më i avancuar teknologjikisht aq më e mundshme është fitorja.

Hamasi me rreth 30,000 forca të organizuara në 5 brigada rajonale po arrin të mbajë akoma një strukturë rezistence kohezive përtej çdo lloj parashikimi të vetë izraelitëve, por edhe të shumë studimeve të vendeve anëtare të NATO-s, e të SHBA-së.

Dhe e gjitha kjo nuk erdhi si rezultat i teknologjisë së përparuar, teknologji të cilën Hamasi nuk e posedon, dhe as për shkak të fuqisë së zjarrit që në raport me atë të Ushtrisë Pushtuese Izraelite nuk mund as të vihet në krahasim, por vetëm si shkak i përgatitjes dhe disiplinës taktike në gjithë rrjetin e tij të njësive xheniere, të njësive anti tankiste, të njësive të përdorimit të dronëve si për zbulim edhe për goditje – në një mënyrë të habitshme – por edhe si rezultat i organizimit llogjistik.

Taktikat që Hamasi ka përdorur dhe po përdor me sulme të shkurtra dhe të mprehta të ndjekura nga një shpërndarje e shpejtë e forcave pas sulmit, në konceptin – sulmo si rrufeja, e largohu si era – kanë sjellë një goditje në nivelin komandues dhe të kontrollit të Ushtrisë Pushtuese Izraelite, duke treguar brishtësinë e saja dhe duke prishur koordinimin në të gjitha nivelet komanduese në terren, duke ekspozuar dobësinë e kësaj strukture totalisht bazuar mbi strukturën e NATO-s, si një mbështetje e tepruar në integrimin vertikal.

Sulmet e Hamasit në Gaza në 98% të tyre rrallë kanë zgajtur më shumë se disa  minuta, pa arritur kurrë në 10 minuta.

Luftëtarët e Hamasit dalin nga tunelet dhe vendet e tyre të qëndrimit, sulmojnë dhe zhduken sërish përpara se forcat izraelite të mund të reagojnë me fuqi zjarri superiore.

Taktika këto të përdoruara nga Hamasi që tregojnë se iniciativa, shpejtësia dhe autonomia mbizotërojnë mbi doktrinat formale ushtarake.

Konflikti në Gaza tregon se ka dhe do të ketë iplikime të thella edhe në nivelet strategjike ku besimi se superioriteti teknologjik siguron dominimin në fushën e betejës po kthehet në një iluzion.

Lufta çlirimtare që Hamasi po bën në Gaza tregon tre gjëra thelbësore:

  1. Supriza stretegjike mbetet një avantazh i lartë kundrejt çdo teknologjie të përparuar ushtarake.
  2. Lufta në tunele të rrjetëzuara dhe bunkere të rrejtëzuara, si dhe fortifikime nëntokësore, mbetet një avantazh i madh në kushtet e luftës mbrojtëse, si kjo që po ushtron Hamasi.
  3. Kjo lloj taktike lufte e bazuar mbi dy pikat e para i ka lejuar Hamasit që jo vetëm të kalojë në operacione edhe më komplekse e më të gjata në kohë, por edhe të rindërtojë forcat e tija dhe të vazhdojë luftën pa bërë aspak lëshime politike.

Le t’i shohim pak me rradhë të treja këto që të kuptojmë më mirë e më qartë dështimin ushtarak të Izraelit që po përdor në Gaza doktrinat dhe taktikat ushtarake të NATO-s.

Supriza Strategjike

Sulmi i Hamasit në 7 tetor 2023, ishte një goditje shokuese jo vetëm për Izraelin, por edhe për gjithë zbulimin strategjik dhe taktik të Amerikës dhe gjithë NATO-s të cilët, vazhdimisht mbanin dhe mbajnë akoma nën monitorim me anë të avionëve të zbulimit gjithë territorin e Gazës, dhe çdo lloj sinjali elektronik që qarkullonte dhe qarkullon në të. Por pamvarësisht kësaj, nuk arritën në asnjë moment të zbulonin as montimin dhe as depot e raketave, as të dronëve e as të mjeteve të lehta të Hamasit, e as të armatimit e muncionit.

Hamasi e nisi ofensivën e tij më 7 tetor 2023 me një depërtim të sinkronizuar të forcave të veta ku vetëm pasi u grumbulluan në kufijtë e Gazës, forcave luftarke iu dhanë udhëzime specifike mbi objektivat specifik që çdo njësi do të sulmonte, duke treguar një tregues të lartë të organizimit operacional.

Thyerjen e kufirit Hamasi e bëri duke koordinuar një sulm të sinkronizuar duke verbuar aftësitë vëzhguese dhe të zbulimit të izraelitëve në kufi me Gazën nëpërmjet dronëve, si dhe duke përdorur goditjet me snaiper dhe me raketa krahu antitank kundrejt të gjithe sistemit të kamerave përgjatë gjithë vijës së kufirit që sulmuan, dhe kundrejt gjtihë antenave të komunikimit përgjatë këtij kufiri me Gazën.

Duke penguar kështu mundësinë e komunikimit midis pikave të mbikqyrjes përgjatë këtij kufiri dhe komunikimin e tyre me komandat rajonale, si dhe në të njëjtën kohë realizoi thyerjen e murit në 50 pika njëkohësisht.

Forca fillestare sulmuese e Hamasit në këtë sulm për thyerjen e këtij kufiri ishte rreth 2000 luftëtarë të cilëve ju bashkangjitën edhe disa grupe të tjera të armatosura.

Dhe përveç sulmeve specifike mbi bazën e të dhënave që njësit e zbulimit të Hamasit kishin grumbulluar në vite për vendqëndrimin e komandve dhe forcave izraelite përtej murit në afërsi të tija, këto forca të hamasit sulmuan edhe të gjitha rajonet dhe pikat policore në afërsi të kufirit me Gazën, si dhe çdo lloj kryqëzimi në afërsi të Gazës duke bërë kështu bllokimin e trafikut dhe pamundësuar ndërhyrjen e ndonjë njësie të ushtrisë izraelite që mund të ndodhej në afërsi.

Duke detyruar izraelin që çdo ndërhyrje të parë ta bënte vetëm nëpërmjet helikopterëve të cilët u detyruan të qëndronin në distancë, kjo pasi Hamasi arriti të rrëzonte një helikopter transporti të tipit CH-53 i cili sapo kishte zbarkuar një njësi në afërsi.

Lufta e tuneleve

Duke shpërndarë forcat e tija nën tokë, dhe duke lëvizur luftëtarët nëpër rrjetin e tuneleve për të arritur në pikat ku kanë planifikuar sulmet ndaj njësive dhe përqëndrimeve të njësive pushtuese izraelite, Hamasi ka mundur jo vetëm të ruajë nga eleminimi një pjesë të mirë të luftëtarëve por edhe i ka shpëtuar kështu fuqisë së zjarrit të përqëndruar të artilerisë, aviacionit dhe tankeve izraelite.

Rrjeti i tuneleve i ka mundësuar Hamasit që të përballojë të gjitha ofensivat izraelite, por mbi të gjitha kjo e ka detyruar Ushtrinë Pushtuese Izraelite që të kthehet disa herë në një territor të cilin e ka konsideruar më parë si të pastër nga luftëtarët e Hamasit.

Dhe kjo ka qënë dhe vazhdon të jetë një avantazh i mirë taktik për Hamasin pasi turpat izraelite në këtë mënyrë humbasin totalisht sigurinë e veprimeve të tyre dhe janë gjithnji të ekspozuar ndaj sulmeve të mëtutjeshme.

Kjo ka sjellë rënien e besimit në rradhët e vet ushtrisë Pushtuese Izraelite se ata mund ta eleminojnë totalisht Hamasin, duke vënë kështu në pikëpyetje efektivitetin e një fushate të gjatë ushtarake.

Ky rrjet tunelesh i kanë lejuar Hamasit jo vetëm të mbijetojë, por edhe t’i imponojë Izraelit kosto të konsiderueshme njerëzore, ushtarake, ekonomike dhe sociale.

Rindërtimi i forcave dhe kalimi në operacione më koplekse

Pamvarësisht se Hamsi po lufton në një rrethim të plotë dhe po sulmohet nga toka, qielli dhe deti, ai ka adoptuar një strategji në dy drejtime.

Në atë të sigurimit të armatimeve dhe municioneve dhe në atë të rekrutimit të luftëtarëve të rinj.

Sigurimi i municioneve bëhet në dy drejtime.

I pari ka të bëjë me riprodhimin e bomabve dhe minave nga predhat e pashpërthyera izraelite duke i kthyer ato në aksploziv për raketat e veta kundratank që arrin të depërtojnë mburojën e tankeve izraelite.

Dhe gjithë këtë e bën nëpër punishte të ndryshme të shpërndarë në thellësi të rrjetit të tuneleve që përmendëm më lart.

Në këtë mënyrë Hamasi po kthen municionet izraelite të pa shpërthyera në avantazh të vetin strategjik.

Drejtimi i dytë ka të bëjë me armatimin dhe municionin që luftëtarët e Hamasit arrijnë të sigurojnë në fushën e betejës, duke mbledhur çdo lloj municioni dhe armatimi që lënë pas forcat izraelite gjatë tërheqjes së tyre, sipas aksiomws ( Nëse armë nuk keni, rrëmbejani atij qeni (armikut)).

Në këtë mënyrë Hamasi arrin të furnizojë në nëmyrë të menjëhershme forcat e veta në terren pa rrezikuar kështu lëvizje të menjëhershme të llogjistikës së vet në depot e ndryshme nëpër tunelet e tija.

Aftësia e Hamasit për të rrezistuar për gati dy vjet pushtimit dhe ofensivave izraelite, si dhe sulmet e përditshme të organizuara nga luftëtarët e Hamasit, por edhe genocidi dhe krimet e Ushtrisë Pushtuese Izraelite ndaj popullatës civile, dhe subjekteve spitalore dhe atyre mediatike ka bërë të mundur që numri i të rekrutuarve të rinj në rradhët e Hamsit jo vetëm që të shtohet, por me mijëra të tjerë presin rradhën për tu bërë pjesë e kësaj lëvizjeje çlirimtare e cila tashmë ka filluar edhe të kalojë në operacione ushtarake më të komplikuara.

Duke nisur që nga muaji qershor njësitë e Hamsit të cilat deri para kësaj kohe sulmonin vetëm në grupe jo më të mëdha se 3 ose 4 veta, prej qershorit kanë filluar të orrganizojnë sulme në nivel skuadre (11 luftëtarë) dhe toge (20 deri 30 luftëtarë), ndërsa vetëm në këto dy javët e fundit kanë kryer dy aksione me forca më të mëdha e të koordinuara të shtrira në tre lagje të ndryshme njëkohësisht.

Sulmi i fundit ndodhi në lagjen Al Zejtun të qyetetit të Gazës, një lagje ku pothuajse për dy vjet kanë kaluar të gjitha njësitë izraelite dhe të gjitha ato, divizioni i 36, i 99, i 252, i 126 dhe i 98, kanë deklaruar që e kanë eleminuar Hamasin në këtë lagje.

Por tashmë ushtria pushtuese Izraelite deklaron se vetëm në këtë lagje Hamasi ka përqëndruar një batalion të tërë prej 400 luftëtarësh.

Dhe në këtë sulm i cili zgjati mbi tre orë, mbajti të gozhduar jo vetëm njësitë izraelite që ndodheshin aty, por edhe disa njësi të tjera në lagjet në afërsi të Al Zejtun duke ju pamundësuar njësive izraelite koordinimin e tyre në terren, si dhe duke bllokuar çdo lloj përpjekje të ushtrisë izraelitë për të dërguar forca shpëtimi për të nxjerë nga rrethimi këto njësi që u sulmuan.

Dhe pas 3 orë luftimesh të afërta sipas vetë Radios të Ushtrisë izraelite deklarohet për 2 ushtarë të vdekur, 11 të plagosur rëndë, dhe 4 ushtarë të tjerë të humbur, që ka prej datës 30 që nuk gjenden.

Të gjitha këto sa më lart tregojnë se Ushtria Pushtuese Izraelite as para dy viteve e as tashti pas dy vjet luftimesh nuk është në gjendje të kryejë veprime ushtarake ndaj një force kryengritëse si Hamasi.

Gjatë gjithë këtyre pothuajse dy viteve luftime, forcat izraelite në terren kanë gjatë gjithë kohës mbështetje të afërt dhe të rëndë nga ajri, si dhe kanë aktivizuar disa herë protokollin Hanibal, që tregon se ose forcat izraelite ndodhen në proces të kapjes nga Hamsi, ose rreziku i kapjes rob prej Hamsit është shumë i madh.

Sulmet e përditshme dhe edhe në këtë nivel taktik të kombinuar që Hamasi po bën, tregon se luftëtarët e Hamsit nuk e humbasin kontaktin ndërmjet tyre gjatë operacionve luftarake, dhe se e mbajnë kontaktin me armikun në një distancëe shumë të afërt, me qëllim që të pamundësojnë Izraelit, përdorimin e artilerisë, pasi në rast të këtij përdorimi numri i forcave të tyre që do të mbesnin të vrara ose të plagosur do të ishte shumë herë më i madh.

Gjithashtu mbajtja e kontaktik me armikun në distancë të afërt do të thotë që është Hamasi ai që e dikton ritmin e luftimit duke e detyruar armikun që të vendoset në pozicione të pa përshtatshme për të, dhe të jetë më i ekspozuar ndaj forcave të Hamasit.

Si dhe në fund janë po luftëtarët e Hamasit që e bëjnë shkëputjen nga armiku duke u tërhequr me zjarr, duke i pamundësuar kështu armikut që të mund të përcaktojë pikat e tërheqjes dhe hyrjet e tuneleve në të cilat tërhiqen luftëtarët.

Tashmë Hamasi po e kthen Gazën në një zonë vdekjeje të sigurt për pushtuesit izraelitë, me prita paraprake të vendosura, duke i përcaktuar pushtuesve edhe rrugët e tërheqjes, në mënyrë që çdo përpjkeje me armikun të kthehet në një përballje me zjarr të koordinuar e të përqëndruar, në mënyrë që t’i shkaktojë atij sa më shumë dëme në njerëz dhe materilae ushtarake.

E gjitha kjo tregon se Forcat Pushtuese Izraelite as kanë qënë e as janë një ushtri porofesioniste.

Ata janë thjesht një milici fisnore naziste të pajisur me armë moderne nga vendet anëtare të NATO-s.

Një forcë të cilës i mungojnë oficerët dhe nën oficerët profesionistë, dhe këtë e dallon në gradat që mbajnë ata që Izraeli i deklaron të vdekur – 20 vjeçarë me grada kapiteni, ndërkohë që në një ushtri profesioniste këtë gradë nuk mund ta arrish para moshës 35 vjecare, pra pa shërbyer të paktën 12 deri 15 vjet si profesionist –  ndaj edhe këta fëmijë të indoktrinuar me propagandë fetare anti raciale dhe anti fetare, që nuk i lë asgjë mangut ideologjisë naziste të Gjermanisë Hitleriane, nuk dinë të bëjnë gjë tjetër vetëm të vrasin gra e fëmijë të pa mbrojtur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit