Policia ka vënë në pranga Vasel Mecajn, 38 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj, i shpallur më parë në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër.
Ai akuzohet për kultivim të bimëve narkotike në bashkëpunim, për një rast që ka ndodhur në gusht 2021, ku dyshohet se janë kultivuar rreth 2000 bimë narkotike në fshatin Mukset, njësia administrative Shkrel.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.