Familjarët e pengjeve izraelite që mbahen në Gaza kanë protestuar sërish, duke kërkuar kthimin e të afërmve të tyre dhe fundin e luftës.
Protesta, e quajtur “Dita e trazirave”, ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe është shtrirë në disa zona të vendit.
Pranë rezidencës së kryeministrit Netanyahu në Jerusalem, protestuesit i kanë vënë flakën disa objekteve.
Ata e kanë quajtur procesin e negociatave një “dështim total” dhe kanë akuzuar qeverinë për mungesë vullneti dhe nënshtrim ndaj të djathtës ekstreme.