Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja materiale. Ja cilat janë 3 shenjat më “dorështrënguese” të horoskopit:
- Bricjapi – Planifikues, i ftohtë dhe strateg. Bricjapi është i sunduar nga Saturni, planeti i kufizimeve dhe përgjegjësisë. Ai nuk shpenzon pa menduar dhe i sheh paratë si bazë sigurie. Çdo shpenzim analizohet me kujdes.
-
Virgjëresha – Analitike dhe kritike, kjo shenjë është mjeshtre e buxhetimit. Nuk është se nuk dëshiron të shpenzojë, por ka nevojë të dijë pse, për çfarë dhe nëse ia vlen. Çdo blerje duhet të justifikohet.
-
Demi – Demi e do luksin por nuk rrezikon. Shpenzon vetëm kur ndjen që ka kontroll të plotë. Kursimi për të është mënyrë për të ndjerë stabilitet.
Në astrologji, pozicionet e Saturnit, Mërkurit dhe Venusit luajnë rol kyç në mënyrën si një person i menaxhon financat. Dhe kur këto planete bëjnë aspekte të vështira… portofoli qëndron i mbyllur! Prandaj, herën tjetër mos u bëni merak kur ai “harrohet” në momentin e faturës, ndoshta duhet të shikosh horoskopin para se të nxjerrësh përfundime! Ndoshta nuk është i pafytyrë, thjesht është Bricjap, Virgjëresh ose Dem.