Gjykata Speciale ka njoftuar se me datën 15 shtator, mbrojtja e Hashim Thaçit do të fillojë paraqitjen e provave para Dhomave të Specializuara. Në seancë do të thirret dëshmitari i parë.
Seanca do të nis në orën 09:00 dhe pritet që të jetë kryesisht publike.
“Për shkak të interesit të lartë për seancën, për ta ndjekur seancën nga galeria për publikun në mjediset e gjykatës në Hagë kërkohet regjistrim paraprak. Për t’u regjistruar paraprakisht dërgoni një mesazh elektronik (email) në adresën [email protected]. Ju lutem mbani parasysh se vendi juaj konfirmohet vetëm pasi të keni marrë konfirmimin me mesazh elektronik (email). Mesazhet elektronike të konfirmimit do të dërgohen jo më vonë se 11 shtatori 2025”, thuhet në vendim.