-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Prioritet cilësia e turistit, jo numri! Ksamilin e dhunuan

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama bëri ditën e sotme bilancin e sezonit dhe prezantoi Strategjinë për Zhvillimin e Sektorit të Turizmit. Ai u shpreh se rritja në numër e turistëve nuk është më prioriteti, por rritja e cilësisë dhe rritja e vizitorëve që konsumojnë më shumë në Shqipëri. Kërkoi udhërrëfyes turistikë të certifikuar.

“Ajo që vlen të theksohet është rritja e madhe nga Franca, Gjermania apo rritja nga Kina, India, Brazili apo Australia, Turqia ose Izraeli. Kemi pasur zero ngjarje të rënda kriminale apo kemi pasur afro 70 mijë vizita në qendrat shëndetësore” tha ai.

Kishte kritika për situatën në Ksamil. “Është ndër më të bukurit në botë, dhe nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shohin si tokë për t’u pushtuar dhe për t’u sjellë me turistët si të ishin skllevër që mund të hanë edhe shkopin e çadrës në kokë. Ne duhet të shërojmë plazhet e dhunuara, t’ua heqim nga dora privatëve. Nuk ka arsye që Ksamili të jetë një plazh privat, me çmime marramendëse dhe shërbime mizerabël”, deklaroi kreu i qeverisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit