-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj: Më lejoni të takoj avokatët e huaj

Kryesoret

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ankimuar në GJKKO refuzimin që SPAK-u i bëri rreth një muaj më parë për t’u takuar me avokatët e huaj që do përgatisin dosjen për në Gjykatën Evropianë të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Veliaj kërkon që të takohet me avokatët Ben Brandon, Celia Marr, Daniel Fetterman dhe Joshua Roberts, në mënyrë që këta të fundit të përgatisin çështjen për ta kaluar para GJEDNJ.

Mbrojtësit e Veliajt shprehen në ankim se avokatët e huaj nuk kërkojnë takim me kryebashkiakun e Tiranës për ta përfaqësuar atë pranë gjykatave shqiptare. Veliaj kërkon pranë GJKKO-së që:

-Të pranojë ankimin e tij si të ligjshëm dhe të bazuar në prova

-Shfuqizimin e vendimit të SPAK për refuzimin e kërkesës për takim

-Lejimi i takimit mes Veliajt me avokatët Ben Brandon, Celia Marr, Daniel Fetterman dhe Joshua Roberts, në cilësinë e avokatëve për çështjen para GJEDNJ.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit