Agjencia për mbrojtje civile në Gazë raportoi se 19 persona janë vrarë më 5 shtator si pasojë e një sërë sulmesh ajrore izraelite.
Zëdhënësi i agjencisë, Mahmud Bassal tha se sulmet goditën ndërtesa dhe tenda ku strehohen palestinezët e zhvendosur në disa lagje dhe në periferi të qytetit.
Ndërkohë Izraeli ka intensifikuar bombardimet ndaj qytetit të Gazës që kur ka deklaruar se do të nisë një ofensivë për ta marrë nën kontroll të plotë.