Policia e Shtetit në bashkëpunim me policinë kolumbiane kanë arrestuar Saimir Rosales Rodriguez. Kolumbiani është i njohur si “kimisti”, i dyshuar si pjesë e grupit që transportonte dhe përpunonte kokainë në banesën e ish-kreut të komunës në Frakull, Viktor Çervanakut.
Gjithashtu u arrestua në Punta Cana edhe Soni Pepa alias Vilson Pepa 41-vjeç, lindur në Lushnjë.
Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi GJKKO ka caktuar ndaj tij masën “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Ndërkohë po vijojnë procedurat për ekstradimin e këtyre drejt Shqipërisë.








