Mbrëmjen e djeshme u ekzekutua Kristian Kola në ambientet e jashtme të një lokali në lagjen “Vasil Shanto”.
Policia njofton se dy autorët kanë shkuar në ambientet e lokalit me një motor të zi dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri Kristian Kolën.
Policia ka ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.









