Mbrëmjen e djeshme një autobus ka rënë nga një shkëmb 300 metra i lartë në Sri Lankë. Si pasojë janë vrarë 15 persona dhe janë plagosur 16 të tjerë, përfshirë edhe fëmijë.
Incidenti ndodhi në një rrugë malore pranë qytetit Wellawaya, rreth 280 kilometra në lindje të kryeqytetit Kolombo.
Sipas Sky News, shoferi i autobusit, i cili po udhëtonte me shpejtësi të lartë, humbi kontrollin pasi u përplas me një automjet tjetër.
Ndërsa ekipet e shpëtimit, përfshirë ushtarë, policë dhe vullnetarë, punuan gjatë gjithë natës për të transportuar të plagosurit.









