-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Detaje të reja nga vrasja në Shkodër, viktima sapo kishte dalë nga lokali i hotelit

Kryesoret

Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi me armë zjarri i 34-vjeçarit Kristian Kola në Shkodër. 34-vjeçari kishte parkuar makinën përpara lokalit të një hoteli dhe ishte futur brenda për të takuar mikun e tij.

Pasi qëndroi disa minuta në lokal, ai së bashku me mikun e tij dolën jashtë nga hoteli. Në atë moment 34-vjeçarin e qëlluan dhe dyshihet se arma ishte me silenciator. Përpara hotelit ishte ndaluar një motor i zi, ku njëri prej autorëve e ka qëlluar 34-vjeçarin disa herë.

Ndërkohë policia po merr në pyetje të gjithë kalimtarët dhe personat që ishin aty në atë moment. Dyshohet se autorët kanë pasur një bashkëpunëtor i cili i ka informuar për lëvizjet e 34-vjeçarit. Viktima punonte bashkë me babanë, pasi së bashku kishin një firmë ndërtimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit