Reperi Fero ka reaguar ndaj deklaratës së ish-bashkëshortes së tij, modeles Arbenita Ismajli, e cila e akuzoi për abuzim, tradhti dhe mungesë mbështetjeje si për të, ashtu edhe për vajzën e tyre, Ninën.
Arbenita deklaroi se ka mbajtur barrën financiare gjatë lidhjes dhe se familja e Feros ka pasur sjellje të pahijshme ndaj saj.
Në një reagim ironik në rrjetet sociale, Fero i quajti akuzat të pavërteta dhe e fyeu ish-bashkëshorten duke e cilësuar si “analfabete”.
Ai shtoi se modelja ka reaguar vetëm pasi është lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj saj nga Gjykata e Gjilanit.
Fero theksoi se çështja do të vazhdojë në gjykatë, ndërsa konflikti mes dy ish-partnerëve rreth kujdestarisë së vajzës vazhdon të thellohet.