-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Naser Pajaziti: Edi Rama nuk të kanë faj “shqipot”!

Kryesoret

Edi Rama gjeti fajtorët për ndotjen e bregdetit shqiptar siç e tha “shqipot” e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë. Po pse kjo gjuhë denigruese ndaj shqiptarëve të vet?

Apo është më e lehtë të stigmatizosh bashkëkombësit sesa të pranosh dështimin e shtetit në menaxhimin e mbeturinave dhe shërbimeve publike?

A mos vallë turistët serbë, rumunë apo të tjerë qenkan më “të pastër” se shqiptarët? Apo aty nuk guxon të flasësh?

Kjo qasje përçmuese është e rrezikshme: ndan kombin në “mysafirë të padëshiruar” dhe e zhvendos fajin nga pushteti tek qytetari.

Ndotja nuk është faj i shqiptarëve që sjellin jetë dhe ekonomi në bregdet, por i institucioneve që kanë dështuar t’i menaxhojnë plazhet dhe mbeturinat!

Edi Rama e di se bregdeti shqiptar po shndërrohet në një rrëmujë të pakontrolluar – pa plane urbanistike, me ndërtim të mbingarkuar, pa rrjet kanalizimesh dhe shpesh pa ujë.

Në zonën e Golemit, koshat e mbeturinave qëndrojnë vetëm dy metra larg hoteleve, duke e shndërruar pamjen në të papranueshme dhe duke kundërmuar në erë qoftinash.

Pallatet përreth bregdetit muaj më parë kaluan dhjetë ditë pa ujë, ndërsa pushuesit përjetojnë çdo ditë pasojat e keqmenaxhimit.

Një pushues që ka apartament aty më tregoi vetë situatën dhe frustrimin që ndjejnë banorët dhe turistët: “Kjo nuk është turizëm, është dështim total i shtetit dhe institucioneve!”

Edi Rama nuk të kanë faj “shqipot”, por qeverisja pa strategji zgjidhjeje dhe menaxhimi!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit