Pentagoni tha se dy avionë të ushtrisë së Venezuelës fluturuan afër një anijeje të Marinës të Shteteve të Bashkuara, që po lundronte në ujëra ndërkombëtare më 4 shtator.
Pentagoni i cilësoi “lëvizje jashtëzakonisht provokuese”.
“E këshillojmë fuqishëm kartelin që udhëheq Venezuelën, të mos ndërmarrë asnjë përpjekje tjetër për të penguar ose ndërhyrë në operacionet kundër narkotikëve dhe kundër terrorizmit të kryera nga ushtria amerikane”, tha Departamenti amerikan i Mbrojtjes përmes një postimi në X.
Uashingtoni ka dilokuar luftanije në jug të Karaibeve. Tensionet janë rritur mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe udhëheqësit të Venezuelës, Nicolas Maduro, të cilin SHBA-ja e akuzon se udhëheq një kartel të drogës.









