Mbështetësit evropianë të Ukrainës po shqyrtojnë krijimin e një zone tampon të mbikëqyrur nga SHBA në rast të një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, ku mund të vendosen trupa nga vende jo-anëtare të NATO-s si Arabia Saudite apo Bangladeshi, raportoi NBC News.
Moska e ka refuzuar planin, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se çdo prani e trupave të huaja në Ukrainë do të shihet si kërcënim dhe se një paqe e qëndrueshme duhet të përfshijë garanci sigurie për të dy palët.
Ndërkohë, Rusia po planifikon një zonë tampon të sajën përgjatë kufirit për të mbrojtur civilët nga sulmet ukrainase.