Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka paralajmëruar se vendi i tij do të kalojë në një “fazë lufte të armatosur” nëse do të përballet me një agresion ushtarak nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Maduro u bëri thirrje autoriteteve amerikane që të heqin dorë nga ajo që e cilësoi si një politikë e “ndryshimit të dhunshëm të regjimeve” në Amerikën Latine dhe Karaibe.
Ai u bëri thirrje Uashingtonit dhe presidentit amerikan që të respektojnë pavarësinë e Venezuelës.
Gjithashtu Maduro hodhi poshtë akuzat për përfshirje të vendit në trafikun e drogës, duke deklaruar se Venezuela “nuk prodhon as coca e as kokainë”.