Ditën e sotme dhjetëra naftëtarë të Bankers kanë vijuar protestën në Marinzë, ku kërkojnë një marrëveshje të re me kopmpaninë Bankers Petroleum.
Naftëtarët mbajnë pankarta në duar dhe kërkojnë që të mos zgjatet kontrata aktuale e kompanisë pa u firmosur një marrëveshje e re që garanton të drejtat e tyre. Ata janë shprehur se nuk kanë transparencë për kontratat ekzistuese dhe nuk do të punojnë më.
“Greva do të thotë se ne nuk punojmë më dhe kryqëzojmë duart. Ju kërkoni kontratë nga shteti, doni të zgjasi abonimi i kësaj kompanie, por nuk do ta keni. Të jeni të sigurt se nuk do të ketë asnjë kontratë më. Ajo mund të na jepet vetëm neve. Duhet një marrëveshje e re me ne”, u shprehën naftëtarët gjatë protestës.