Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, ku ka theksuar rëndësinë e saj si një institucion i guximshëm dhe i përkushtuar në mbrojtjen e vendit.
Osmani përmendi se fraza “Polici i shërben vendit edhe kur vet përballet me rrezikun” përmbledh më së miri misionin dhe sakrificën e tyre.
Ajo vuri në dukje se Policia e Kosovës është shtylla më e fortë e sovranitetit dhe integritetit territorial, duke treguar profesionalizëm dhe guxim, sidomos në zonën e veriut.
Gjithashtu, presidentja nderoi policët e rënë në krye të detyrës, duke theksuar se liria dhe paqja janë rezultat i sakrificave të përditshme.









