Presidenti Donald Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara do të presin samitin e ardhshëm të G20-ës në klubin e tij të golfit në Doral, Florida. Trump e cilësoi atë si “vendi më i mirë” për këtë ngjarje ndërkombëtare të nivelit të lartë.
Gjithashtu këmbënguli se biznesi i familjes së tij “nuk do të përfitojë para nga kjo”.
Ai tha se do të “donte” që Vladimir Putin dhe Xi Jinping të merrnin pjesë.
“Do t’i doja edhe unë, nëse ata duan”, tha Trump sipas The Telegraph.