Policia e Himarës ka arrestuar një 30-vjeçar pasi vodhi shuma të konsiderueshme parash në banesa dhe markete, në zonën e Borshit. 30-vjeçari me iniciale Xh.M., së bashku me një tjetër i shpallur në kërkim kanë kryer vjedhje në zonën e Borshit.
Vjedhjet:
Më datë 28.06.2025, ka vjedhur produkte të ndryshme në një market, me vlerë 180 000 lekë;
• Më datë 18.08.2025, ka vjedhur një shumë parash prej 150 000 lekësh dhe sende personale në banesën e një shtetasi;
• Më datë 22.08.2025, ka vjedhur një shumë parash prej 100 000 lekësh dhe disa dokumente në banesën e një shtetasi;
• Më datë 27.08.2025, ka vjedhur një shumë parash prej 130 000 lekësh në banesën e një shtetasi.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 automjet tip “Volkswagen”, që dyshohet se përdorej për kryerjen e vjedhjeve dhe 1 aparat celular.
Ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.