Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti konfirmohet si kandidat për kryeministër të Kosovës. Kurti nuk mori asnjë votë kundër nga Këshilli i Përgjithshëm.
“E kur jemi te qeveria jonë e ardhshme, më lejoni që ta propozoj për kryeminsitër para këtij Këshilli të Përgjithshëm kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti”, tha Glauk Konjufca.
Ai tha se Kurti do të bëhet për herë të tretë kryeministër “sepse do ta kemi Qeverinë Kurti 3”.