Autoriteti i Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) i Kosovës ka sqaruar se domatet dhe pjeshkët e ndaluara nga Kroacia për përmbajtje të lartë pesticide dhe nikeli nuk kanë hyrë në tregun vendor.
Kontrolli i mostrave bëhet në mënyrë sistematike dhe në laboratorë të Bashkimit Evropian, duke u bazuar në standardet ndërkombëtare dhe rregulloret e BE-së.
Sipas zëdhënësit Lamir Thaçi, importi i këtyre produkteve nga Shqipëria është minimal gjatë sezonit të verës, pasi tregu mbulohet nga prodhimi vendas.
AUV bashkëpunon ngushtë me institucionet shqiptare për shkëmbimin e informacionit dhe rritjen e nivelit të kontrollit kur ka dyshime për sigurinë e produkteve.








