Nesër, më 8 shtator, nis viti i ri shkollor në Shqipëri, ku 345 mijë nxënës do të ulen në banka. Ministria e Arsimit njoftoi se këtë vit do të jenë 31 mijë mësues nëpër shkolla, me një rritje të ndihmësve për nxënësit me aftësi të kufizuara, duke arritur në 2,260 mësues ndihmës.
Transporti falas do të sigurohet për 38 mijë nxënës dhe 12 mijë mësues, ndërsa 3,500 bursa janë dedikuar për nxënësit me nevoja financiare. Janë përgatitur gjithashtu 30 shkolla të reja ose të rehabilituara dhe 340 laboratorë SMART. Rreth 236 mijë nxënës do të marrin libra falas këtë vit.