Mbrëmjen e djeshme Nuredin Dumani, i penduari i drejtësisë u dërgua me urgjencë në spital. Ai ndodhet nën kujdes intensiv në reanimacionin e kardiologjisë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë, pas problemeve të shfaqura me zemrën.
Dumani për shkak të statusit të tij po i nënshtrohet një sërë analizash, ku po verifikojnë çdo pistë të mundshme, përfshirë edhe dyshimet për një tentativë kriminale ndaj tij, siç mund të jetë një helmim i mundshëm.
Ndërkohë masat e sigurisë janë rritur ndjeshëm dhe po pritet një përgjigje për gjendjen e tij.