Kontingjenti i XVII EOD i Forcave të Armatosura shqiptare po merr pjesë në stërvitjen ndërkombëtare “Exercise OAK Resolve” në Letoni.
Kryeministri Edi Rama publikoi pamje nga misioni, duke theksuar se trupat shqiptare janë në mbështetje të Brigadës Shumkombëshe të NATO-s me detyra reale për asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera (UXO) dhe hapjen e rrugëve për lëvizjen e forcave.
Ai shtoi se ky angazhim forcon ndërveprimin me forcat aleate dhe kapacitetet operacionale të njësive shqiptare në mjedise ndërkombëtare.