Një shpërthim i fuqishëm në një minierë qymyrguri në veri të Kinës ka shkaktuar vdekjen e të paktën 82 personave, njoftojnë mediat shtetërore kineze.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, shpërthimi i gazit ndodhi të premten në orën 19:29, ndërsa në momentin e incidentit në minierë ndodheshin 247 punëtorë.
Autoritetet kineze kanë bërë të ditur se operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë ende, ndërsa ekipet emergjente po punojnë për nxjerrjen e minatorëve dhe verifikimin e bilancit të plotë të viktimave dhe të plagosurve.
Nëdrkohë është nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të kësaj tragjedie.









