Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi i është drejtuar zyrtarisht me një shkresë SPAK, për ta vënë në dijeni lidhur me aferën McGonigal ku sipas tij përfshihet edhe kryeministri Edi Rama.
“Edi Rama nuk mund të jetë mbi ligjin dhe SPAK nuk mund të hesht edhe shumë gjatë!
Sot i jam drejtuar zyrtarisht SPAK për ta vënë në dijeni të të dhënave të reja të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA lidhur me aferën McGonigal.
Hetimi amerikan i kësaj afere korruptive është i plotë, përgjegjësia penale e Edi Ramës e provuar dhe SPAK duhet vetëm të zbatojë ligjin dhe të mos e mbrojë Kryeministrin më të korruptuar në Europë” shkruan Bardhi.