Nesër në orën 20:45 Shqipëria do të përballet me Letoninë në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Trajneri Sylvinho në konferencën për shtyp është me mbrojtësin kuqezi, Berat Gjimshiti, i cili u shpreh se ekipi është përgatitur mirë.
“Ekipi është përgatitur mirë. Nuk do jetë e thjeshtë, presioni është, nëse ke presion përqëndrimi është më i lartë. Le t’i marrim ato 3 pikë.
I kemi parë ndeshjet e kaluara. Kemi parë edhe ndeshjen e Letonisë me Serbinë. Ndeshjen që e kemi luajtur në Letoninë, nuk kemi bërë mirë. Nesër na duhet një ndeshje ndryshe, na duhen 3 pikët për kualifikimin. E kemi vetë në dorë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme””, tha Gjimshiti.









