Policia e Elbasanit ka zhvilluar një megaoperacion në Elbasan kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në ambientet e shkollës dhe përreth saj me nisjen e vitit të ri shkollor.
Në operacion morën pjesë një numër i lartë agjentësh, ku kanë arrestuar jo vetëm shpërndarës, por edhe persona të dyshuar si organizatorë të grupeve kriminale.
Prokuroria ka firmosur 39 masa arresti, ku pjesa më e madhe u ekzekutuan në orët e para të mëngjesit. Njëri nga të arrestuarit është ndjerë keq gjatë qëndrimit në ambientet e paraburgimit të policisë dhe më pas është dërguar në spital.
Gjatë kontrolleve janë sekuestruar armë zjarri, si 3 kallashnikovë dhe pistoleta, lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, si dhe celularë e pajisje elektronike që dyshohet se përdoreshin për komunikim të koduar mes anëtarëve të grupeve.


 
                                    





