Tronditet Shkodra. Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur. Këto janë të dhënat paraprake nga kryeqendra e veriut.
Viktima është Armando Pali, ndërsa i plagosur ka mbetur Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç.
Ky i fundit dyshohet se ka qenë shënjestër e atentatit, pasi është vëllai i Denis Brajoviç, emër i skeduar për drejtësinë.
Paraprakisht, ende e pa konfirmuar zyrtarisht raportohet se të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë rastësisht që nuk kanë lidhje me ngjarjen, mes tyre kamarieri i lokalit.
Ngjarja ndodhi në një lokal ngjitur me bashkinë e Shkodrës.









