Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar një raund të ri bisedimesh me Presidentin rus Vladimir Putin, që do të zhvillohet këtë javë.
Bisedimet pritet të përqendrohen në përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.
Trump shprehu besimin se lufta do të përfundojë shpejt dhe tha se do të fliste me Putinin brenda dy ditëve të ardhshme.
Nga ana tjetër, Moska nuk ka komentuar ende për këtë iniciativë, por ka lavdëruar përpjekjet e administratës Trump për paqe dhe ka shprehur gatishmërinë për bisedime diplomatike.
Trump po ashtu theksoi se nuk është i kënaqur me situatën aktuale në Ukrainë, duke nënvizuar se disa liderë evropianë do të vizitojnë SHBA-në për diskutime mbi konfliktin.
Kontakti diplomatik midis SHBA-së dhe Rusisë është intensifikuar gjatë muajve të fundit, me samite të shpeshta, përfshirë takimin e fundit në gusht në Alaska, ku nuk u arrit asnjë marrëveshje për armëpushim, por bisedimet u vlerësuan si produktive.