-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja në Shkodër, zbardhet deklarata e autorit: Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso, më ka kërcënuar

Kryesoret

Mëngjesin e sotëm një atentat ka ndodhur në Shkodër, ku Armando Pali dhe Liridon Kraja humbën jetën dhe Erogen Vaso dhe kamarierja Meri Kaceri mbetën të plagosur.

Autori i dyshuar Ragip Gila, 30 vjeç ka dhënë deklaratën e tij të parë para hetuesve. Ai ka pohuar se objektivi i tij ishte vetëm një person, Erogen Vaso.

“Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të,” ka deklaruar Gila.

Ai ka thënë se nuk kishte synim që të qëllonte të tjerë, dhe se me Vason kishin konflikte të vazhdueshme.

“Erogen Vaso ka ndenjur duke më kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam pasur personale vetëm me të dhe doja të qëlloja vetëm atë,”, ka thënë ai.

Gila u arrestua pas një ndjekjeje nga policia, gjatë së cilës u rrëzua nga një lartësi poshtë shinave të trenit në shtratin e lumit Kir, duke pësuar një dëmtim në këmbë.

“E kam hedhur armën, jam dorëzuar, më dhemb këmba shumë.”, ka thënë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit