Një vatër zjarri ka rënë sërish në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, ku dyshohet se u është vënë flaka mbeturinave.
Ndërkohë masa e tymit të denduar ka mbuluar të gjithë zonën duke shkaktuar shqetësim të madh për banorët përreth.
Menjëherë pas njoftimit drejt vendngjarjes është nisur një mjet zjarrfikës për neutralizimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit.









