-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fituan, Asllani: Ndeshja me Letoninë ishte finale për ne

Kryesoret

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Letonisë u mbyll me rezultatin 1-0. Kjo ndeshje u fitua falë një penalltie nga mesfushori, Kristjan Asllani. Mesfushori pas ndeshjes u shpreh se ishte i lumtur dhe për ata ishte si një finale.

“Emocion i madh. Kjo ishte një finale për ne, duheshin tre pikë. Jam i lumtur sepse kemi vrapuar gjithë ndeshjen, kemi luajtur si skuadër dhe këto ishin tre pikët që na duheshin. Mora një goditje me taka në gju. Punova shumë mirë në fund të pjesës së parë. Besoja se nuk do të futesha në fushë, por tani jam mirë dhe jam shumë i lumtur. Sot ishte një finale dhe jam shumë i lumtur për skuadrën.

Shehu është një lojtar fantastik, është një lojtar i ngjashëm me mua, ka qejf të mbajë topin, luan me të dyja këmbët. Na ka ndihmuar shumë, ka ndihmuar gjithë ekipin. Unë e kam shumë qejf që të gjuaj penallti. Duhet të punojmë sepse këto ndeshje janë shumë të vështira, duhet të bëjmë golin e dytë”, tha Kristjan Asllani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit