Ish-presidenti Ilir Meta ka bërë ankim ndaj vendimit të GJKKO-së për masën “arrest në burg” të vendosur ndaj tij me kërkesë të SPAK. Rekursi është regjistruar nga Gjykata e Lartë, ku pritet të caktohet data e shqyrtimit.
Meta kërkon prishjen e vendimeve të dy shkallëve të mëparshme.
Ndërkohë, më 25 shtator do të zhvillohet seanca paraprake për dosjen ku Meta akuzohet së bashku me Monika Kryemadhin dhe të tjerë për korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
SPAK ka mbyllur hetimet në korrik dhe ka kaluar dosjen në gjykim.
Meta qëndron në burg që prej tetorit të vitit të kaluar, ndërsa Apeli i GJKKO-së konfirmoi masën e arrestit më 8 shtator, duke argumentuar rrezikun për pengimin e hetimeve.