Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka paralajmëruar Katarin dhe vendet e tjera që strehojnë terroristë, duke thënë se nëse nuk i largojnë apo nuk i ndjekin ligjërisht, Izraeli do të ndërmarrë veprime vetë.
Ai krahasoi sulmin kundër Hamasit më 7 tetor me operacionet amerikane pas 11 shtatorit 2001, duke e cilësuar atë si një “11 Shtator” për Izraelin.
Në anën tjetër, forcat izraelite kanë kryer sulme ajrore kundër rebelëve Houthi në Sana’a dhe rajonin Al-Jawf në Jemen, duke shkaktuar 9 viktima dhe mbi 100 të plagosur.
Objektivat përfshinë selinë e propagandës së Houthive dhe infrastruktura ushtarake, ndërsa ushtria izraelite konfirmoi ndërhyrjen si pjesë e operacioneve të saj ushtarake.


 
                                    





