Në seancën e Kuvendit të Shqipërisë, deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas aksidentit tragjik në Durrës, ku një shofer i dehur shkaktoi vdekjen e dy fëmijëve.
Braçe e ka cilësuar këtë ngjarje jo thjesht si një aksident, por si një “vrasje me dashje” dhe ka kërkuar ndryshime të menjëhershme në Kodin Penal për të trajtuar këto raste si vrasje të qëllimshme, pasi sipas tij, shoferët që nisen të drejtojnë makinën të dehur janë të vetëdijshëm për pasojat e mundshme dhe duhen ndëshkuar si kriminelë.
“Dy familje përcollën sot shpirtin e tyre, dhe një pjesë e treta e tyre është në betejë për jetën, ndërsa një tjetër pjesë është në rehabilitim nga një traumë të tmerrshme. Kjo është pasojë e një krimi të rëndë, një vrasje me dashje. Ky aksident nuk është thjesht një shkelje e rregullave të qarkullimit, por një vrasje që ndodh në rrugët e lagjeve dhe kombëtare. Shoferi i dehur që nget makinë hyn në rrugë me qëllim për të vrarë, dhe kjo duhet të trajtohet si një vrasje e qëllimshme, jo si një aksident,” tha Braçe.









