Në seancën plenare të Kuvendit, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë për heqjen e subvencionit të naftës për fermerët.
Ai e konsideroi këtë vendim si një goditje për ekonominë e tyre dhe një politikë që përkeqëson gjendjen financiare të tyre, duke theksuar se Shqipëria është e vetmja shtet në Evropë që po vepron në këtë mënyrë.
“Ju jeni e vetmja qeveri në Evropë që, në kulmin e çmimeve të naftës dhe gazit, u hiqni fermerëve subvencionin. A ka cinizëm më të madh se ky?”, deklaroi Berisha, duke shtuar se kjo politikë është një faktor që kontribuon në varfërimin e fermerëve dhe largimin e qytetarëve nga vendi. Ai gjithashtu vuri në dukje se shtetet e tjera të rajonit, si Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Serbia, vazhdojnë të mbështesin fermerët duke ofruar çmime më të ulëta për karburantin.
/5pyetjet.al









