Policia e Tiranës ka arrestuar 29-vjeçarin me iniciale E.M., i cili kishte lënduar dy vëllezërit.
29-vjeçari gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta ka plagosur me thikë dy vëlllezërit e tij Z.M., 27 vjeç dhe A.M., 20 vjeç.
Dy vëllezërit ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.








