-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Leskaj: Gabim i Berishës zgjedhja e Bardhit si kryetar i Grupit Parlamentar

Kryesoret

Gazment Bardhi është zgjedhur kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ndërsa Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti u emëruan nënkryetarë.

Propozimet e Berishës u miratuan nga shumica e grupit, me përjashtim të deputetit të Vlorës, Bujar Leskaj, i cili e shprehu kundërshtimin e tij ndaj emrit të Bardhit.

Në një deklaratë për mediat, Leskaj theksoi se vota e tij ishte specifikisht kundër Bardhit dhe kritikoi Berishën për këtë propozim, duke thënë se ai kishte gabuar duke e lënë grupin e PD në duar të Bardhit për katër vitet e ardhshme.

“Sali Berisha me propozimin e emrit të tij ka gabuar se nuk është personi i duhet për të drejtuar demokratë edhe 4 vitet e ardhshme”, u shpreh Leskaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit